Në qytetin e Korçës ka ndodhur një sherr brenda familjes ku babai ka gjuajtur me thikë djalin e tij. Mësohet se babai ka gjuajtur me thikë në pjesën e qafës djalin e tij.
Ylli Sulejmani është shoqëruar në polici ndërsa i biri i tij Renato Sulejmani ndodhet në spital për të marrë mjekim. Policët e komisariatit të Korçës kanë ndërhyrrë teksa në familjen e të sipërpërmendurve po ndodhte sherri.
Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.