Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Projekti i Unazës së Re probleme të mëdha me transparencën dhe ligjin


Gjatë bashkëbisedimit me gazetarin Adi Krasta, presidenti Meta ka sqaruar edhe çështjen e protestave kundër prishjes së Teatrit Kombëtar dhe projektit te te Unaza e Re.

Kreu i Shtetit tha se lidhur me çështjen e  Teatrit Kombëtar ai kishte mbajtur një qëndrim mjaft të qartë në mënyrë zyrtare.

“Përsa i takon çështjes së Teatrit Kombëtar, si Institucion i Presidentit të Republikës jemi shprehur dy herë: Përmes kthimit të ligjit dhe të argumenteve të kthimit, që besoj se kanë qenë mjaft solide.” – tha Meta.

Ndërsa lidhur me projektin e Unazës së Re, Meta tha se tashmë ishte e qartë se projekti kishte probleme serioze të transparencës dhe të standarteve ligjore dhe atyre etike.

“Përsa i takon çështjes së “Astirit” apo të banorëve të Unazës së Re, ne kemi bërë kërkimet tona ndaj institucioneve për të verifikuar se si qëndron e vërteta e këtij projekti. Duket qartë që i gjithë ky projekt ka probleme serioze të transparencës dhe të standardeve ligjore dhe etike që duhen ndjekur në një rast të tillë.

Sigurisht që për interesin publik mund të dëmtohet apo mund të prishet prona, pavarësisht nga statusi ligjor i saj, i cilitdo qytetari, por kjo duhet bërë në mënyrë të qartë dhe strikte ligjore dhe transparente, në mënyrë që askush të mos ndihet i diskriminuar, i papërfilluar apo më keq, i shtypur dhe njëkohësisht të mos ketë as hapësirë, po themi, për opozitën apo për segmente të saj për të instrumentalizuar gjithë këtë mungesë transparence apo mbi problemet ligjore.” – theksoi Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *