Naftëtarët në Ballsh kanë dalë për të tretën ditë radhazi në protestë, për të kërkuar furnizim me lëndë të parë që të punojnë në rafineri.
Në protestën e së shtunës, naftëtarët u ankuan se për shkak të mungesës së naftës bruto, uzina e Ballshit ka ndalur së punuari, duke i lënë punëtorët në mëshirë të fatit.
Nafëtarët janë grumbulluar para prefekturës së Fierit, për t’i kërkuar edhe njëherë qeverisë, të ndërhyjë kompanitë Albpetrol dhe Bankers të furnizojnë me naftë bruto uzinën.
Kjo nuk është protesta e vetme për sot në vend, pasi studentët janë mbledhur nëpër fakultete në Tiranë që prej orës 8 të mëngjesit, ndërsa tanimë janë vendosur përpara Studentët në të gjitha universitetet kanë bojkotuar mësimin ndërsa kanë paralajmëruar shumë surpriza, por pa u futur në detaje se për çfarë bëhet fjalë.