Partia Demokratike nëpërmjet një deklarate për shtyp nga zëdhënësja Ina Zhupa ka theksuar se Kryeministri Rama po tallet me studentët dhe se nuk ka ndërmend të plotësojë kërkesat e tyre.
Gjithashtu në deklaratën e saj Zhupa ka nxjerrë edhe dokumentit ku tregohet se vlera e deklaruar për vilën superluksoze të Ramës në Surrel ka një vlerë prej 400 milionë lekësh.
“Edi Rama nuk ka ndërmend të plotësojë kërkesat e studentëve, pasi nuk ka para mjaftueshëm për të vjedhur.
Për Ramën ka rëndësi vetëm ruajtja e standartit të jetesës, luks në shtëpinë e tij në Surrel, luks në zyrën kryeministrisë, luks me oxhakun e 18 mijë euro.
Edi Rama e nisi karrierën me 10 milionë lekë dhe sot, vetëm vlera e shtëpisë superluksoze në Surrel është deklaruar 400 milionë lekë. Ai thotë se tokën ku është ndërtuar shtëpia ia ka blerë gruaja. Dasmën e bën me kursimet e gruas, shtëpinë superluksoze e paska ndërtuar me kursimet e gruas.
Madje edhe në bankën me pronarë fantazëm në parajsa fiskale e ka vënë në emër të gruas. Edi Rama ka bërë zgjedhjen më burracake, duke vendosur që për të gjitha akuzat mbi pasurinë e tij marramendëse, të përdorë gruan si mburojë. Kryeministri ka detyrimin të shpjegojë pse luksi real dhe pasuria e tij nuk përputhen me deklaratën e pasurisë. ”- deklaroi Zhupa.