Vendosni fjalën kyçe....

“Protestës do i bashkohen edhe studentë nga Kosova e Maqedonia”


Protestës së sotme të studentëve do t’i bashkohen edhe studentë nga universitetet në Kosovë dhe në Maqedoni.

Një studente tha për mediat se ka një marrëveshje me studentët e dy vendeve, që të mbështesin protestat e njëri-tjetrit, si shenjë solidarizimi mes bashkëkombësve.

“Po do ketë. Marrëveshja është që ata të na mbështesin ne dhe ne do shkojmë për t’i mbështetur ata, fqinjët tanë, shtetasit tanë.”, tha një studente, e pyetur nëse do ketë studentë nga Kosova dhe Maqedonia.

E njëjta studente tha për mediat se protesta më e madhe për ta është bojkoti që po u bëhet fakulteteve, edhe nëse numri i studentëve nuk do jetë po aq i madh nëpër rrugë, kjo edhe për shkak të frikës prej kërcënimeve që kanë marrë.

“Shpresojmë të na bashkohen të gjithë.Protesta më e madhe për ne është bojkoti i shkollave. Ndoshta jo të gjithë  bashkohen në shesh, në rrugë, për shkak të presioneve të vazhdueshme nëpër shkolla, qoftë nga profesorët, qoftë për prindërit e tyre.”, tha studentja.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *