Vendosni fjalën kyçe....

Studentët gozhdojnë rektoratin (VIDEO)


Sot studentët rikthehen në protesta përpara Kryeministrisë. Që prej orës 08:00, studentët kanë nisur të mblidhen nëpër fakulete, ndërsa disa kanë ngulur gozhdë në rektorat si përgjigje ndaj kërkesës për të rifilluar mësimin.

“Miremengjesi! Pergatitjet kane filluar, meqenese disa dekane dhe rektore kane kerkuar te filloj mesimi, studentet po ja kthejne pergjigjen ne menyren e tyre”, shkruan studenti Klajdi Bello, i cili ka publikuar videon në rrjetet sociale.

Lajmërimin për protestën e sotme studentët e kanë bërë derë më derë, në mënyrë që me ta bashkohen sa më shumë qytetarë dhe kërkojnë abrogimin e ligjit të arsimit të lartë pas 8 kërkesave të mëparshme.

Studentët janë shpërndarë mbrëmë në lagje të ndryshme në kryeqytet dhe u kanë dorëzuar ftesën qindra qytetarëve të tjerë, që t’i bashkohen kauzës së tyre.

Ata do të mblidhen përpara Kryeministrisë rreth orës 10:00. Mesa duket, studentët e kanë kapërcyer kompleksin për të mos protestuar para kryeministrisë, që të mos duken si të politizuar, një ide që më shumë është ushqyer nga njerëzit dhe propaganda e Edi Ramës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *