Vendosni fjalën kyçe....

Studentët rikthehen, sot protesta para Kryeministrisë


Pas një pushimi disa ditor, studentët sot do të rikthehen fuqishëm në protestë për të kundërshtuar Ligjin e Arsimit. Lajmërimin studentët e kanë bërë derë më derë, në mënyrë që me ta bashkohen sa më shumë qytetarë dhe kërkojnë abrogimin e ligjit të arsimit të lartë pas 8 kërkesave të mëparshme.

Studentët janë shpërndarë në lagje të ndryshme në kryeqytet dhe u kanë dorëzuar ftesën qindra qytetarëve të tjerë, që t’i bashkohen kauzës së tyre.

Ata do të mblidhen përpara Kryeministrisë rreth orës 10:00. Mesa duket, studentët e kanë kapërcyer kompleksin për të mos protestuar para kryeministrisë, që të mos duken si të politizuar, një ide që më shumë është ushqyer nga njerëzit dhe propaganda e Edi Ramës.

Këtë radhë manifestimi do të jetë i hapur për të gjithë përveç partive politike, edhe për banorët e Astirit që ditët e para nuk u lejuan në protestë.

Protestës së 7 janarit do t’i shërbejë edhe takimi i qindra studentëve në orën 18.00 në Qytetin Studenti, në të njëjtën sallë nga ku 3 dekada më parë studentët hynë në grevë urie për kërkesat e tyre ekonomike dhe politike.

Dy ditë më parë, disa prej studentëve të Fakultetit Ekonomik u penguan nga dhjetëra policë për të zhvilluar një takim në Fakultet, por me këmbëngulje studentët ia arritën qëllimit të hynin në Fakultet. Sonte në Qytetin Studenti do të jenë edhe më shumë./Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *