Edhe në këtë vit të ri studentët nuk i kanë ndalur protestat e tyre. Madje ata shprehen të vendosur për të mos negociar me kryeministrin Edi Rama.
Por kësaj proteste i ka bërë jehonë edhe televizioni gjerman ‘ZDF’, i cili ka pasqyruar në edicionin e lajmeve të orës 19:00 mbrëmjen e sotme protestën studentore në Shqipëri.
Në raportimin e bërë ‘ZDF’ i ka kushtuar një kronikë të gjatë ku thuhet se studentët kërkojnë kushte më të mira, dhe në mbështetje të tyre është i gjithë populli shqiptar.
“Protestuesit kërkojnë kushte më të mira dhe kanë popullin me vete”, ky ishte titulli i lajmit në ‘ZDF’ sa i përket protestës studentore.