Një shtyllë e tensionit të lartë Tiranë2- Podgoricë është hedhur në erë paraditen e sotme.
Nga informacionet e para mësohet se eksplozivi është vendosur në shtyllën 400 kv të linjës së tensionit të lartë.
Shtylla e dëmtuar është me nr 58 dhe ndodhet në Fushë Krujë.
“Vendosja e eksplozivit ka demtuar nje nga kembet e shtylles te linjes te tensionit te larte 400kV, Tirana2 – Podgorice, ne Fushe Kruje.
Aktualisht, Njesite speciale te OST jane duke nderhyre per te shmangur stakimin e kesaj linje qe do kishte pasoja shume te renda ne furnizimin me energji elektrike ne vend. Flukset e energjise qe injektohen ne kete linje sot jane 50% e konsumit ne gjithe vendin. OST denon kete akt te rende kriminal dhe ka kryer veprimet proceduriale ne organet e drejtesise me synim gjetjen e autoreve dhe venien e tyre para pergjegjesise”-thuhet në njoftimin e OST-së.