Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: KLP me integritet të ulët, do jetë në funksion të Ramës


Kreu i grupit parlamentar te LSI-se, Petrit Vasili e ka cilësuar Keshillin e Lartë të Prokurorisë, si një organ me intergritet shumë të ulët që po vepron në funksion të interesit të Ramës për kapjen e drejtësisë.

Vasili shkruan në Facebook se “Ecja në këtë rrugë është në funksion të kapjes nga kryeministri për të mbyllur aferat e pafund të tij dhe qeverisë së tij, ndaj i duhet një KLP e kapur dhe organe që ngrihen prej saj gjithashtu të kapura”.

Sipas Vasilit, “KLP nuk ka asnjë të drejtë të interpretojë ligjet pasi kjo është një e drejtë vetëm e Gjykatës Kushtetuese si edhe nuk mund të marrë pushtetin e Parlamentit i cili është i vetmi që mund të miratojë ligje”.

Postimi i plotë:

Keshilli i Larte i Prokurorise me integritet shume te ulet dhe ne funksion te kapjes !!!

KLP integriteti teper te ulet te cilit njihet publikisht,sepse pjesa dermuese e anetareve te tij jane kontestuar nga Operacioni Nderkombetar i Monitorimit si pa integritet dhe jo vetem nga ONM,megjithate vazhdon te marre vendime.

Ecja ne kete rruge eshte ne funksion te kapjes nga kryeministri per te mbyllur aferat e pafund te tij dhe qeverise se tij, ndaj i duhet nje KLP e kapur dhe organe qe ngrihen prej saj gjithashtu te kapura.

Keshilli i Larte i Prokurorise, megjithese ligji i mundësonte konstituimin,por i pengonte veprime te tjera, sepse Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar nenet perkatese,po vazhdon ne rrugen e paligjshmerise.

Dispozita,që rregullon mënyrën e thirrjes dhe mbledhjes së këtyre organeve kolegjiale nuk ekziston, pasi ato rezultojnë të shfuqizuar (neni 61, dhe neni 159 i ligjit nr.115/2016 “Për organet qeverisësë në sistemin e drejtësisë”, janë shfuqizuar tërësisht).

Pra ka vakum dhe mungesë rregullash se si ky organ mblidhet, dhe nuk ekziston asnjë rregull se cfarë të drejtash ka KLP dhe cfarë aktesh nënligjore mund të vendose.

KLP nuk ka asnje te drejte te interpretoje ligjet pai kjo eshte nje e drejte vetem e Gjykates Kushtetuese si edhe nuk mund te marre pushtetin e Parlamentit i cili eshte i vetmi qe mund te miratoje ligje.

KLP ndalu me paligjshmerine dhe kapjen!!!

Asnje alibi nuk mund te justifikoje paligjshmerine dhe kapjen qofte kjo e shkruar ne shqip apo anglisht…

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *