Dimri i acartë ka mbërthyer edhe Europën. Madja ka pasur edhe viktima nga i ftohti. Viktima e fundit është një i pastrehë rreth të 50-ave në jug-lindje të Francës.
Aktualisht numërohen 8 viktima si pasojë e të ftohtit. 7 persona humbën jetën nga orteqet në rajonet malore në Austri, Gjermani e Itali. 2 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur në Austri ku reshjet e dendura të dëborës e çuan nivelin e saj deri në 1.5 metra.
Në emergjencë është edhe Ballkani, ku më problematike situata shfaqet në Greqi. Në disa zona malore në vendin fqinj, termometri arriti deri në -21 gradë Celsius.
Por duhet të themi se edhe vendi jonë ka pasur temeratura të ulta që kanë shkuar deri në -18 gradë Celcius por fatmirësisht nuk ka pasur viktima.