Izraeli po shpenzon afërsisht 27,000 dollarë çdo muaj për të mbajtur të sigurt birin e Benjamin Netanyahu Avner ndërsa ky i fundit udhëton përreth Australisë dhe Zelandës së Re. Kjo gjë po mbështet edhe nga taksapaguesit izraelitë.
Faqja e lajmeve izraelite Walla raportoi në dhjetor rreth 1.6 milion dollarë ishin miratuar për të financuar sigurinë për ish-kryeministrat, por gjithashtu për të paguar rojet e sigurisë për të parë djalin e Netanjahut, i cili u shkarkua nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF ) në 2017 dhe vendosi të udhëtojë për në Australi dhe Zelandën e Re.
Jeta e tij me plot aventura rinore është e shtrenjtë dhe e ndërlikuar. Raportet e medias kanë sugjeruar që kostot e sigurisë – duke përfshirë koston e fluturimeve, strehimin dhe shpenzimet e tjera të jetesës për rojet – arrijnë në 27,000 dollarë në muaj. Kostoja do të rritet kur Sara gruaja e Netanjahut do udhëtojë në Australi për disa javë për të vizituar djalin e saj. Është hera e parë që fëmijët e një kryeministri izraelit kanë pasur truproja të paguara nga shteti.
Burimi: RT