Keni menduar ndonjëherë të vishni xhinse poshtë fustanit? Epo Jameela Jamil jo vetëm e ka menduar, por e ka bërë këtë gjë, madje në Golden Globes.
Aktorja britanike ishte shumë e emocionuar që do të merrte pjesë në Golden Globes këtë vit dhe këtë e ka shprehur disa herë në rrjetet sociale, ku ka treguar edhe momentet gjatë parapërgatitjes.
Por ajo i ka habitur të gjithë kur në tapetin e kuq ngriti fustanin duke treguar se poshtë tij ka veshur xhinse, sepse në janar edhe në Beverley Hills bën ftohtë, shkruan Cozmopolitan.
Gjesti i Jamil padyshim ka thyer disa tabu, duke u bërë një shembull për vajzat e reja, që të mos vënë dukjen përpara të ndjerit mirë vetë.
An experienced woman wears jeans under her golden globes gown because it’s forking COLD. pic.twitter.com/M9erhxbJC3
— Jameela Jamil (@jameelajamil) January 6, 2019