Templates by BIGtheme NET

Alban Hoxha shpallet fajtor, dënohet me 3 muaj burg

Portieri i Partizanit dhe i Kombëtares shqiptare, Alban Hoxha, është shpallur fajtor për veprën penale të “drejtimit të automjetit në gjendje të parregullt” dhe është dënuar me 3 muaj burg.

Mirëpo sipas gazetës “Panoramasport.al”, futbollisti do ia hedhë me punë të detyruar. Sipas gazetës, dënimi me burg do të pezullohet dhe do të konvertohet në 80 orë punë të detyruar në favor të bashkisë së Tiranës.

Shlyerjen e këtij dënimi, Hoxha do ta nisë menjëherë sapo të kthehet nga Turqia.

Alban Hoxha u arrestua rreth dy muaj më parë nga policia pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Kjo ndodhi vetëm një ditë pasi portieri kishte festuar ditëlindjen. Ai e konsideroi këtë ngjarje si një gabim dhe pranoi se do të donte të linte gjithçka pas menjëherë.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto