Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Astirit-Artan Lames: Kemi 15 vite që presim legalizimin, turp që do t’i prishësh (VIDEO)


Banorët e Astrit kanë dalë sërish ditën e sotme në protestë pasi janë kundër projektit të “Unazës së Re”.  Në mbështejte të tyre janë edhe deputetët e opozitës si Klevis Balliu dhe Nora Malaj.

“Ju jeni taksapaguesit më të rregullt. Sot vendi duhet të ketë fjalën drejtësi. Duhet të shkojnë prapa hekurave të gjithë ata që kanë bërë këtë aferrë korruptive. Ka ardhur momenti t’i themi qeverisë: Rama ik. Nuk është turp kur nuk di  të drejtosh vendin. Do të tërheqin zvarrë dhe mesa duket ka ardhur momenti dhe kështu mund t’i japin zgjidhje problemit”, u shpreh Nora Malaj. 

“E duam Shqipërinë pa Edi Ramën. Dua t’i bëj një thirrje Artan Lames. Ke sjellë skualifikime në ‘Unazë të Re’. Pse i solle tani, pse pasi doli si aferrë korruptive? Turp për Artan Lamen. Zotri tërhiq atë ligj që ke marrë,  kemi 15 vite që presin legalizime, ti na dërgon shkresë për të na i prishur.”, u shpreh një qytetar.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *