Firmat e shërbimeve financiare planifikojnë të zhvendosin 800 miliardë stërlina në asete, në vendet e BE-së, teksa “Brexit” është në zhvillim e sipër. Më shumë se 1/3-ta e kompanive britanike kërkojnë të zhvendosin bizneset jashtë Mbretërisë së Bashkuar, sipas një raporti të KE-së.
Studimi gjurmoi njoftime nga 222 kompani në këtë sektor. Hulumtimi i publikuar të hënën nga KE, një nga firmat globale të kontabilitetit “Big Four”, zbuloi se 36 përqind e të gjitha firmave kishin konfirmuar publikisht ose kishin deklaruar synimet e tyre për të transferuar operacionet dhe stafin e tyre në vendet e BE-së të afërta, raporton “Cityëire”.
Firma konsulente “Brexit Tracker” zbuloi se përqindja rritet në 48 për qind, ose 68 nga 143 kompani – për bankat e zakonshme ose ato investuese, menaxherët e pasurive dhe aseteve dhe bizneset e sigurimit.
Omar Ali, kreu i shërbimeve financiare në Mbretërinë e Bashkuar, pretendon se 800 miliardë stërlina është një numër “konservativ” dhe mund të rritet si rrezik i mosarritjes sdë një marrëveshjeje për Brexit.