Vendosni fjalën kyçe....

Chelsea në kërkim të një sulmuesi, bën gati 100 milionë paundë për lojtarin e Seria A


Mauricio Sarri po kërkon një sulmues për të zëvendësuar Moratën. Një partner që do të krijonte një dyshe ëndrrash me Eden Hazard. Emri i parë që u përfol ishte ai i Edinson Kavanit.

Dëshira e vetë Sarrit është Karim Benzema, ndërsa së fundmi, sipas asaj që raporton “Mirror”, blutë e Londrës, po bëjnë gati një çek prej 100 milionë paundësh për Mauro Ikardin.

Të gjitha cilësitë që Chelsea kërkon, duket se i ka Ikardi. Ky i fundit është në tratativa me Interin për të rinovuar kontratën dhe ka hasur në një ngërç për sa i përket anës financiare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *