Vendosni fjalën kyçe....

Dronët bllokojnë fluturimet në aeroportin Heathrow në Angli


Aeroporti më i ngarkuar i Britanisë së Madhe, “Heathrow”, është mbyllur këtë të martë për më shumë se një orë për shkak të zbulimit të një droni rreth pistës, me incidentin që vjen më pak se tre javë pasi diçka e ngjashme pezulloi ngritjen e 1 mijë avionëve në aeroportin e “Gatwick”.

Një zëdhënëse i “Heathrow” tha se mbyllja e pistës ishte ndërmarrë si një masë parandaluese pak pas orës 17:00, pasi stafi në aeroport ka punuar me policinë metropolitane për të hetuar incidentin. Rreth orës 18.30, aeroporti sqaroi se pista është rihapur, ndërsa duket se janë prekur kryesisht fluturimet brenda Britanisë.

Ushtria, e cila ndihmoi në zgjidhjen e situatës në “Gatwick”, u vendos menjëherë në gatishmëri për të shkuar në “Heathrow” pak pasi u njoftua të martën.

Incidenti në perëndim të aeroportit të Londrës të martën duket më pak e rëndë sesa ajo e shkaktuar në prag të Krishtlindjeve, kur 140,000 njerëz u prekën nga mbylljet e përsëritura në Gatwick.

Por, ky incident ngre pyetje të tjera rreth gatishmërisë së autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar për të mbrojtur infrastrukturën vitale nga pajisjet si dronët.

Dhe nënsekretari i shtetit për transportin, Liz Sugg, ka planifikuar të takohet me drejtuesit e aeroporteve kryesore të Mbretërisë së Bashkuar të enjten për të diskutuar planet e tyre për t’u marrë me dronët.

Të hënën qeveria njoftoi se policisë do t’i jepen kompetenca shtesë për të luftuar dronet pranë aeroporteve. Propozimet do t’i japin policisë fuqinë për të vënë në terren, për të kapur dhe për të kërkuar pajisjet, ndërsa Home Office duhet të fillojë testimin dhe vlerësimin e përdorimit të teknologjisë kundër-dronëve në aeroporte dhe burgje.

Javën e kaluar, të dyja, Heathrow dhe Gatwick thanë se kishin investuar shuma të konsiderueshme parash në teknologjinë anti-dronë ushtarak.

Teksa nuk ofruan detaje për pajisjet e instaluara, Gatwick tha se kishte blerë një sistem që ofronte një nivel të ngjashëm mbrojtjeje ndaj asaj që u ofrua nga forcat e armatosura gjatë Krishtlindjes, ndërkohë që Heathrow tha se kishte investuar në pajisje të ngjashme.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *