Vendosni fjalën kyçe....

E kërkon gjysma e Evropës, Juventus i vë çmimin talentit argjentinas


Juventusi ka vendosur ta shesë talentin argjentinas, Dybala. Torinezët janë vendosur çmimin për mesfushorin, për të cilin janë interesuar PSG, Manchester City, Bayern Munchen dhe Real Madrid.

Sipas italianes “Tuttosport”, çmimi i 25-vjeçarit vërtitet te 100 milionë eurot. Lojtari erdhi me bujë nga Palermo në vitin 2015 dhe në 115 ndeshje me bardhezinjtë ka shënuar 54 gola.

Ai ka bërë sezone mjaft të mira me kampionët e Italisë, por nuk ka mundur asnjëherë që t’i rrëmbejë zemrën trajnerit Allegri që nuk e sheh në skemat e tij.

Për më tepër ardhja e portugezit Ronaldo i ka lënë edhe më pak hapësira Dybala-as që është shprehur i interesuar për një aventurë të re me një nga klubet e mëdha të Evropës siç janë treshja që ka shprehur tashmë interesin.

Merkato mbetet e hapur deri në fund të janarit dhe mbetet për t’u parë nëse lojtari do transferohet gjatë këtij dimri te një nga klubet që e kërkojnë apo do presë merkaton e verës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *