Vendosni fjalën kyçe....

“I përfshirë në aferra korruptive”, Kryetari i Gjykatës së Shkodrës para KPK-së

Kryetari i Gjykatës së Shkodrës, Arben Zefi ka dalë para KPK-së.  Pjesë e trupit gjykues ishin: Firdes Shuli, Etleda Çiftja dhe Roland Ilia. Mësohet se vlerësimi është bërë vetëm mbi bazën e dy kritereve, atë të pasurisë dhe figurës.

Pasuria e Zefit:

Sipas ILDKPKI Zefi ka bërë deklarim të saktë në përputhje me ligjin dhe nuk ka kryer deklarim të rremë e për rrjedhojë nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesit.

ILDKPKI bën me dije se Zefi posedon një apartment me sipërfaqe 132.8 m 2 të blerë për 4.3 milon lekë të reja, një automjet “Mercedes” dhe një “Volsvagen”.

ILDKPKI thotë për apartamentin e Zefit se subjekti nuk e ka deklaruar burimin e të ardhurave dhe nuk ka pasur burime të ligjshme për të bërë blerjen si dhe nuk ka deklaruar të ardhurat prej 800 mijë lekëve të shitjes së një apartamenti me sipërfaqe 56m2

Sipas ILDKPKI- së Kryetari i Gjykatës së Shkodrës gjithashtu nuk ka deklaruar të ardhurat e blerjes së mjetit në zotërim të tij dhe mjetit tjetër në pronësi të bashkëshortes në formualrin e deklarimit në vitin 2009.

ILDKPKI shprehet se subjekti nuk ka deklaruar 50 mijë euro të marra kredi, po ashtu në deklaratën e Vetting-ut nuk ka deklaruar shumën 300 mijë lekë tek llogaria që ka tek “Tirana Bankë”

Arben Zefi gjithashtu nuk ka deklaruar marrjen e shumës prej 100 mijë euro nga shtetasi R.D, si dhe rezulton i pëshfshirë në çëshjte penale korrupsioni duke liruar një person.

Nga ana tjetër DSIK konstatoi papërshtatshmëri për vazhdimin e detyrës. KPK ka konstatuar se subjekti ka pasur kontakte të papërshtatshme dhe është i përfshirë në aferë korruptive.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *