Vendosni fjalën kyçe....

Konfirmohet dënimi për vjedhje i ish-gjyqtarit Thanza, vjen letërporosia nga Italia


Ka mbërritur nga Italia letërporosia për ish-gjyqtarin, Admir Thanza, i cili është shkarkuar nga detyra prej KPK-së, pasi ngeci në vetting.

Sipas saj, rezulton se Thanza është i dënuar në Itali për vjedhje. Vetë ish-gjyqtari e pranoi në seancën e tij të vettingut se ishte dënuar në Itali për vjedhje por pohoi se nuk e kishte kryer vetë atë, por kishte marrë përsipër vjedhjen që kishte kryer kunata e tij.

Thanza nuk e kishte deklaruar dënimin në formularin e dekriminalizimit që kishte dorëzuar në dosjen e tij ndërsa kjo gjë është zbukuar nga ONM-ja. Admir Thanza ishte dënuar në Itali me 40 ditë burg për vjedhje në bashkëpunim në vitin 1999, kohë në të cilën ishte dhe gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës.

Gjatë seancës së vettingut ndaj tij, Thanza, deklaroi se vjedhjen e kishte kryer kunata e tij, por ai e mori përsipër për të ndihmuar nipin e tij të sëmurë që po kurohej në Itali, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *