Vendosni fjalën kyçe....

Ngec në vetting, shkarkohet nga detyra kreu i Gjykatës së Sarandës


Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra kryetarin e gjykatës së Sarandës, Alltun Çela.

KPK vlerësoi se Çela kishte probleme në të trija kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, figurës morale dhe aftësisë profesionale.

Sipas DSIK-së, gjyqtari në fjalë nuk është i përshtatshëm për t’u konfirmuar në detyrë, ndërsa Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ka vlerësuar nën mesatar profesionalizmin e gjyqtarit.

Problemet lidhen me vërtetësinë e deklarimeve të bëra nga subjekti për disa prona, përfshirë një tokë pemishte me sipërfaqe 17540 m2, një shtëpi banimi në fshatin Tetzat, njësia administrative Vergo e bashkisë Delvinë, një shtëpi banimi të ndërtuar në ish fabrikën e biskotave në Sarandë, një magazinë me sipërfaqe 51 m2, një truall 400 m2, si dhe një njësi shërbimi me sipërfaqe 30 m2 në Sarandë.

Alltun Çela e ka nisur karrierën në vitin 1995. Ai është kreu i Gykatës së Sarandës që prej vitit 2008, ndërsa është konfirmuar në këtë pozicion në vitin 2014.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *