Templates by BIGtheme NET

Për të gjithë ata që e kritikojnë, Fifi iu përgjigjet me një këngë (VIDEO)

Këngëtarja e njohur Fifi shpeshherë kritikohet nga fansat e saj për peshën. Por këngëtarja nuk e ka aspak problem këtë gjë dhe shprehet se ndihet shumë mirë me veten e saj.

Së fundmi ajo ka publikuar një video në ‘Instagram’ dhe si shpesh herë është treguar e sinqertë dhe shumë e drejtpërdrejtë.

Ajo iu është përgjigjur kritikëve të saj me këngën e Florit,   ‘Beautiful’. “Unë jam e bukur. Ju përshëndes krejt juve që më keni nisur mesazhe të llojit… “je si lopë, je shumë e trashë, je vesh shumë ‘wlleck’ (shpifur), je shumë e shëmtuar, je shumë kështu, je shumë ashtu”. Mbase SOT MUND TË BËJË ZHURMË KJO THIRRJA IME KUNDËR BULLIZMIT…(më besoni që nuk është veç për mua d.m.th)… Po NANUSHA , jam shumë e bukur, ndihem e bukur dhe ndihem e veçantë… NATËN”,-shkruan Fifi.

Kujtojmë se këngëtarja është përballur shpesh me ofendime apo sharje nga ndjekës në rrjete sociale, lidhur me pamjen e saj fizike dhe stilin. Megjithatë asgjë nga këto nuk e ka penguar që të korrë sukses në muzikë. I fundit që mund të përmendim ishte bashkëpunimi me Mc Kreshën në ‘Kënga Magjike’, një hit që dëgjohet akoma dhe ka marrë miliona klikime në ‘Youtube’./revistawho.com

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto