Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon takimi mes ekipit negociator të Kosovës dhe BE-së: Taksa ndaj Serbisë s’hiqet


Ka përfunduar takimi i ekipit negociator të Kosovës me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Mogherini.

Pas këtij takimi, anëtarët e ekipit, Shpend Ahmetaj dhe Fatmir Limaj kanë dhënë një deklaratë për mediat.

Ata kanë thënë se ia kanë bërë të qartë Mogherini-t se Kosova përfaqësohet nga ekip negociator dhe jo nga individë.

Ahmeti e Limaj kanë theksuar se “çdo marrëveshje e pranueshme nga dy shtetet, do të pranohet edhe nga Mogherini nëse është sipas vlerave të BE-së”, duke përjashtuar ripërcaktimin e kufijve në vija etnike, shkruan Koha.net.

“E bëmë të qartë. Jemi këtu me mandat kushtetues dhe të Parlamentit. Gjithashtu, ne do të diskutojmë dhe debatojmë të arrijmë te dialogu. Dialogu do të vazhdojë në nivel të shteteve. Kosova ka ekip negociator. Jemi republikë parlamentare dhe parlamenti na ka mandatuar. Dialogu ka një adresë.

Çdo ftesë që kanë, përfshirë presidentin ia bëmë të qartë që të na dërgoni delegacionit shtetëror. Kur ka takime të presidentëve, ka. Kur ka të ekipeve, ka të ekipeve. Ne kemi përgjegjësinë për të negociuar marrëveshjen, në konsultim me krerët tjerë shtetërorë.” – kanë thënë ata.

“Taksa nuk hiqet në të thatë”, ka thënë Ahmeti duke bërë të ditur se Serbia duhet të ndalë politikën kundërshtuese ndaj Kosovës. “Taksat janë i vetmi mjet për të bërë presion mbi Serbinë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *