Vendosni fjalën kyçe....

Policia mësyn Universitetet, studentët denoncojnë: Po kërcënohemi!


Teksa studentët vijojnë protestën e tyre para Kryeministrisë dhe në fakultete duke bojkotuar mësimin, forca policie kanë shkuar në fakultete të ndryshme.

Sipas studentëve ata janë aty për t’u bërë presion që të ndërpresin protestën. Qindra studentë janë mbledhur mëngjesin e sotëm para Kryeministrisë duke vijuar protestën ashtu siç kishin lajmëruar.

Ata janë shprehur se kanë pasur presione të ndryshme nga policë civilë si dhe nga një pjesë rektorësh dhe pedagogësh të cilët u kërcënojnë me nota dhe mungesa.

Studentët janë shprehur se nuk do e ndalin protestën deri në plotësimin e të gjitha kërkesave që kanë parashtruar dhe se nuk frikësohen nga presionet.

Në pjesën më të madhe të universiteteve në vend nuk po zhvillohet as sot mësim ndërsa mësohet se në një pjesë të tyre ka disa klasa dhe një pjesë studentësh që kanë vijuar procesin mësimor.

Studentët rinisën protestat ditën e djeshme pas kthimit nga shtëpitë ku kishin vajtur për festat e fundvitit.

Ata kërkojnë plotësimin e të gjitha kërkesave që i kanë vendosur qeverisë që në fillim të protestave në fillim të muajit dhjetor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *