Tashmë e shohim çdo ditë në ekran por dikur ka shkuar gjithmonë për t’u qethur te berberi dhe jo te parukjerja. Fjalën e kemi për Viol Xhafajn, e cila e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan bashkë me nënën e saj Liljana rrëfyen detaje nga fëmijëria e spikeres.
“Viol lindi shumë vite pas vajzës së madhe dhe ne dëshironim shumë një djalë, çdo gjë Violës iu qep blu dhe bojëqielli. Im shoq e rriti si djalë, është rritur e përkëdhelur dhe me shumë dashuri. Vajzën e madhe e kemi rritur me më shumë norma, ndërsa Viol është rritur me shumë lëshime, ka qenë çapkënia e babit. Viol nuk shkonte kurrë tek parukierja, vetëm tek berberi, deri në gjimnaz. Rrinte me pantallona, ka qenë si çun. Viol tani është e rritur dhe ka marrë frenat në dorë dhe unë vetëm një porosi i jap, të cilën ajo e di çfarë është”, tha Liljana. nëna e saj.
Kjo gjëu konfirmua edhe nga vetë spikerja.