Vendosni fjalën kyçe....

Studentët e Bujqësorit presin me protesta ministrin Çuçi (Video)


Ditën e djeshme, pedagogët e Universitetit Bujqësor u njoftuan të merrnin pjesë në takimin që do zhvillohej sot me ministrin e Bujqësisë, Bledi Çuçi.

Disa studentët të këtij universiteti kanë dalë në hyrje të godinës dhe shpalur një banderolë ku shkruajnë; “Duam 8 kërkesa dhe jo 8 ministra”.

Ata protestojnë kundër vizitës së ministrit dhe mbajnë në duar letra ku shkruajnë se “Universiteti është i studentëve dhe jo i qeverisë.”

Në ditët e fundit të vitit të shkuar, kryeministri Rama dhe rektori i Universitetit Bujqësor të Kamzës, Bahri Musabelliu, zhvilluan një takim me disa studentë dhe pedagogë.

Studentët që protestonin e denoncuan këtë takim dhe u larguan nga salla e mbledhjes duke thënë se nuk ishin lajmëruar se në takim do ishte edhe kryeministri.

Studentët e universiteteve të vendit protestojnë prej më shumë se një muaji dhe kërkojnë që qeveria të plotësojë kërkesat e tyre, në të kundërt nuk do ndalen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *