Vendosni fjalën kyçe....

Studentët gati peticion për Ramën, me 8 plus 1 pika të shtjelluara


Studentët kanë vendosur t’i dërgojnë kryeministrit Edi Rama një peticion me 8 plus 1 pika të shtjelluara dhe të detajuara.

Lajmin e bëri të ditur Xhuljan Guçe, kryetar i Këshillit Studentor të Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, ndërsa ishte i ftuar bashkë me disa studentë të tjerë në emisonin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku.

Guçe tha se Këshillat e Fakulteteve dhe Universiteteve të tjera janë duke përgatitur një peticion me pika të shtjelluara, për të qenë më të qartë në atë që kërkojnë dhe në atë që duan të plotësohen.

“Brenda pak ditëve ne do ta kemi të përgatitur këtë peticion dhe do t’ia dërgojmë Kryeministrit, Ministres së Arsimit dhe instancave të tjera të shtetit në të cilat do të kërkojmë në mënyrë të detajur gjithçka që ne mendojmë. Ne do ti lëmë Kryeministrit afat të përcaktuar për plotësimin e tyre dhe në vartësi të përgjigjes do të ndërmarrim hapa atë tjerë”, tha Guçe.

Ky peticion vjen pas disa  vendimeve të qeverisë për uljen e tarifave. Guçe shtoi se në këtë peticion studentët kërkojnë ulje tarifash jo vetëm për nivelin bachelor, por edhe master. Studentët dhe këshillat janë ende në proces diskutimi dhe konsultimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *