Vendosni fjalën kyçe....

Studentët vendosen para Kryeministrisë: Ne nuk frikësohemi!


Një grup studentësh janë mbledhur sërish sot përpara godinës së Kryeministrisë, për të kërkuar plotësimin e tetë kërkesave të tyre.

“Ne nuk do demoralizohemi, ne do qëndrojmë këtu. Zoti është me ne”, tha një prej studentëve që ndodhet para Kryeministrisë.

Këto janë mënyra intimidimi, ne nuk frikësohemi. Studentët janë shumë inteligjentë, propaganda, makinacionet e tyre nuk kanë për të fituar. Studentët janë me ne, populli është me ne, Zoti është me ne”, tha studenti.

Mëngjesin e sotëm në Universitetin Bujqësor të Kamzës pati dhe një përplasje mes policisë dhe studentëve të cilët i kishin vënë drynin portës.

“Si e ke emrin, kartë identiteti a ke? Do të raportoj dhe do shoqërohesh, ti ke të drejtë të protestosh sa të duash e ku të duash, por jo t’i vësh kyçin derës, është e kundraligjshme”, dëgjohet të thotë polici në video, i cili i drejtohet njërit prej studentëve. Ndërsa studentët në kor i dalin në ndihmë njëri-tjetrit.

Vetëm një natë më parë, një prej studentëve ditur Xhuljan Guçe, kryetar i Këshillit Studentor të Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, tha ndërsa ishte i ftuar në emisonin “Debati në Channel One” se studentët kanë vendosur t’i dërgojnë kryeministrit Edi Rama një peticion me 8 plus 1 pika të shtjelluara dhe të detajuara, për të qenë më të qartë në atë që kërkojnë dhe në atë që duan të plotësohen.

“Brenda pak ditëve ne do ta kemi të përgatitur këtë peticion dhe do t’ia dërgojmë Kryeministrit, Ministres së Arsimit dhe instancave të tjera të shtetit në të cilat do të kërkojmë në mënyrë të detajur gjithçka që ne mendojmë. Ne do t’i lëmë Kryeministrit afat të përcaktuar për plotësimin e tyre dhe në vartësi të përgjigjes do të ndërmarrim hapa atë tjerë”, tha Guçe.

Ky peticion vjen pas disa  vendimeve të qeverisë për uljen e tarifave. Guçe shtoi se në këtë peticion studentët kërkojnë ulje tarifash jo vetëm për nivelin bachelor, por edhe master. Studentët dhe këshillat janë ende në proces diskutimi dhe konsultimi./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *