Templates by BIGtheme NET

Tani mund ta vizitoni Titanikun, ekspeditat nisin në maj por çmimi është i kripur

Duke filluar nga 2019, publiku do të ketë një mundësi të rrallë për tu zhytur poshtë nën Oqeanin Atlantik për të vizituar Titanikun legjendar, që u mbyt në ujërat e akullta rreth një shekull më parë.

Një e ashtuquajtur ekspeditë “Titanic Survey” do të zhvillohet nga kompania amerikane “OceanGate” e cila kishte planifikuar më parë që zhytjet të nisnin në maj 2018. Udhëtimet janë vënë në pritje për shkak të kushteve të motit dhe janë riplanifikuar për 2019.

Titaniku e kreu udhëtimin e parë dhe të fundit në vitin 1912. Biletat për ekspeditën 11 ditore do të kushtojnë 105.129 dollarë për person.

Kjo është përafërsisht e barabartë me atë që një biletë në klasin e parë për të udhëtuar në bordin e Titanikut do të kushtonte sot.

Sipas kompanisë, katër prej misioneve të para janë prenotuar tashmë.

Ata që duan të kryejnë këtë udhëtim duhet të jenë mbi moshën 18 vjeç, të jenë në gjendje të udhëtojnë në det të hapur, të tregojnë forcë fizike dhe mendore si dhe të marrin pjesë në një kurs trajnimi për tu zhytur me mjetet nënujore.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto