Vendosni fjalën kyçe....

18-vjeçarja nga Arabia Saudite që u arratis nga shtëpia, shumë pranë marrjes së azilit


Pasi u largua nga familja e saj dhe “shpëtoi” nga dëbimi pas reagimit në rrjetet sociale, një vajzë e re nga Arabia Saudite është shumë pranë marrjes së azilit në Australi, ndërsa zyrtarët lokalë kanë thënë se ajo nuk do të marrë “trajtim të posaçëm”.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët i dha statusin e refugjates, 18-vjeçares Rahaf Mohammed al-Qunun.

Qeveria australiane tha se do të vlerësojë rastin e al-Qunun sipas procedurave të saj standarde, ashtu siç bën me referime të tjera të OKB-së por nuk pranoi të komentonte më tej.

Ministri për Çështjet e Brendshme, Peter Dutton, u tha gazetarëve se gruaja saudite nuk do të marrë ndonjë “trajtim të posaçëm” lidhur me procesin e azilit.

Media australiane njoftoi më herët se zyrtarët janë të gatshëm të lëshojnë një vizë humanitare për Rahaf nëse OKB vlerëson se e reja ka nevojë për mbrojtje ndërkombëtare.

Politikanët lokalë dhe aktivistët i kanë bërë thirrje kryeministrit që ta lejojë vajzën nga Arabia Sauditetë futet në vend sa më shpejt që të jetë e mundur.

Rahaf, një shtetase saudite, u largua nga familja e saj javën e kaluar. Ajo hipi në një aeroplan në Kuvajt, duke shpresuar të kërkonte azil në Australi, por u kap në një zonë tranziti në aeroportin e Bangkokut, Tajlandë.

Ajo pohoi se një diplomat saudit ia mori pasaportën e saj me planin për ta dërguar me forcë në shtëpinë e saj. Ajo më pas u vetëkyç brenda brenda dhomës së hotelit të aeroportit, duke refuzuar të largohej derisa zyrtarët e OKB-së ndërhynë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *