Mesditën e sotme në fshatin turistik në Dardhë të Korçës ka rënë një ortek i madh. Si pasojë e rrëshqitjes së dëborës është bllokuar rruga në pikën turistike të Dardhës.
Burime bëjnë të ditur se si pasojë e reshjeve të dendura të borës dhe trashësia mbi 40 cm ka shkëputur ortekun nga një lartësi. Raportohet se nuk ka të lënduar në njerëz. Duhet të themi se reshjet e dëborës ende vazhdojnë.