Vendosni fjalën kyçe....

“Rama tallet, java e dytë e janarit dhe mësuesit s’kanë marrë rrogat”


Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi është shprehur se mësuesit ende nuk kanë marrë pagat dhe pse jemi në javën e dytë të janarit.

“Ministri i Financave u pa sot tek hidhte “dosjen” në derë të kryeministrit, si për të sinjalizuar falimentin e financave të shtetit. Mësuesit s’protestojnë dot se iu shkon Rama në klasë, njësoj siç iu turr sot pedagogëve.

Pa shpërblime në fundvit, me rroga që s’janë rritur asnjë qindarkë që nga 2013-a e duke dhënë mësim në kushte mesjete, mesuesit duhet të marrin borxh që të shtyjnë ditët derisa qeveria te vendose t’i paguajë.”, shprehet Vokshi.

Reagimi:

MËSUESIT PA PAGA

RAMA  TALLET EKRANEVE PËR RRITJEN EKONOMIKE….

Shumë mësues ende nuk kanë marrë pagat ndërsa jemi në javën e dytë të janarit.
Pagesa e dhjetorit duhet të kishte kaluar në llogaritë bankare të mësuesve më 4 janar, por ende asnjë lajm nga “ky front”.

Ministri i Financave u pa sot tek hidhte “dosjen” në derë të kryeministrit, si për të sinjalizuar falimentin e financave të shtetit.

Mësuesit s’protestojnë dot se iu shkon Rama në klasë, njësoj siç iu turr sot pedagogëve.

Pa shpërblime në fundvit, me rroga që s’janë rritur asnjë qindarkë që nga 2013-a e duke dhënë mësim në kushte mesjete, mesuesit duhet të marrin borxh që të shtyjnë ditët derisa qeveria te vendose t’i paguajë.

Ndërkohë që Ministria e Arsimit duket që ka halle të tjera të drejtuesve e nuk e ka mendjen të mësuesit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *