Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident i rëndë në Lushnjë. Mësohet se një automjet tip “BMW X5”, me targa AA858CV, e për pasojë një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.
Burime nga policia bëjnë të ditur se nga ky aksident ka humbur jetën një këmbësor, ndërsa janë plagosur drejtuesi i mjetit dhe një pasegjere.
Sipas raportimeve të para shkak për këtë aksident dyshohet të jetë bërë shpejtësia e madhe e makinës dhe lagështira në rrugë.