Temperaturat e ulta dhe reshjet e dëborës nuk i kanë munguar qarkut të Korçës ditët e fundit. Trashësia e dëborës ka shkruar deri në 40 cm dhe disa prej akseve rrugore janë të bllokuara.
Për këtë arsye ditën e nesërme do të mbyllen të gjithë shkollat në qarkun e Korçës për shkak të motit të keq. “Drejtoria Arsimore Rajonale Korçe, nisur nga situata tejet e rënduar nga reshjet e borës, të cilat e bëjnë të pamundur zhvillimin normal të procesit mësimor, vendos ndërprerjen e tij për nesër dt. 10.01.2018.”, thuhet nga ky institucion.