Vendosni fjalën kyçe....

Bojkoti i universiteteve, policia i bën thirrje studentëve të mos bëjnë veprimatari të paligjshme

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje të gjithë studentëve të cilët janë përshirë në pengimin e zhvillimit normal të mësimit, se duhet të veprojnë me maturi dhe të mos përfshihen në veprimtari të paligjshme.

Në një reagim të bërë publik në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit në Facebook, studentëve që tentojnë të përfshihen, pa u thelluar, në veprimtari të paligjshme, u kërkohet që të veprojnë me maturi e përgjegjësi dhe të evitojnë ngarkesën me barrë shkeljesh ligjore dhe rekordesh policore që në hapat e parë të karrierës profesionale, barrë e cila mund t’u kushtojë shumë në të ardhmen e tyre profesionale.

Njoftimi i plotë:

Persona të caktuar kanë tentuar të pengojnë në mënyrë të paligjshme dhe të dhunshme veprimtarinë normale mësimore në disa universitete të vendit, duke penguar dhe mohuar të drejtën e studentëve për të studiuar.

Në të njëjtën kohë, këta persona që kanë tentuar të cënojnë procesin mësimor, kanë konsumuar kundërvajtje administrative dhe vepra penale për të cilat do të mbajnë përgjegjësitë përkatëse.

Policia e Shtetit u bën thirrje studentëve, që tentojnë të përfshihen, pa u thelluar, në veprimtari të paligjshme, të veprojnë me maturi e përgjegjësi dhe të evitojnë ngarkesën me barrë shkeljesh ligjore dhe rekordesh policore që në hapat e parë të karrierës profesionale, barrë e cila mund t’u kushtojë shumë në të ardhmen e tyre profesionale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *