Vendosni fjalën kyçe....

I kërkonte seks një gruaje, arrestohet gjykatësi në Fier


Në prangat e policisë ka rënë një gjyqtar,  me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier pasi i kërkonte favore seksuale një gruaje. Policia ka vënë në pranga edhe psikologen, e cila  bënte rolin e sekseres. Të arresturit janë Roland Hysi dhe Elona Meçani. 

Njoftimi i policisë

Drejtoria Hetimore Qendrore në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Tiranë kryen ekzekutimet  e vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë Nr.5, datë 09.01.2019 e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasit:

– R.H., 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier;

– E.M., 28 vjeçe, banuese në Fier, me detyrë psikologe, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”  për veprat penale  “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve  prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtesisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjishëm të personave që ushtrojnë funksione publike”. Ata ndodhen të ndaluar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Skandali i publikuar nga STOP

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *