Vendosni fjalën kyçe....

Krenaria e habitshme e kreut të KLP-së, Gent Ibrahimi


Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, ka pohuar se ka punuar për Fondacionin Shoqëria e Hapur të miliarderit hungarezo-amerikan, George Soros.

Në një intervistë për “Ora News”, Ibrahimi ka thënë se është krenar që ka punuar për këtë fondacion ndërsa ka mohuar se ka lidhje me Partinë Socialiste.

Pyetjes se nëse kishte punuar për Fondacionin Soros, pasi kishte pasur akuza ndaj tij lidhur me këtë fakt, kreu i KLP-së i është përgjigj drejtpërdrejt duke e pohuar këtë gjë, nuk kuptohet se pse ndihet krenar për këtë gjë.

“Është e vërtetë që kam punuar për Sorosin dhe jam shumë krenar për atë, ndërsa nuk është aspak e vërtetë se kam lidhje me Partinë Socialiste. Është një ide që në fakt qarkullon me njëfarë këmbëngulje prej disa kohësh por është thjesht jo e vërtetë.” – tha Ibrahimi.

KLP është një nga institucionet e reja të ngritura si pjesë e reformës në drejtësi. Që në nisje të kësaj reforme, ka pasur fakte se ajo është ideuar dhe zbatuar nga Soros.

Gjatë procesit, kreu i grupit për Reformën në Drejtësi, ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, falenderoi publikisht Fondacionin Soros për mbështetjen teknike dhe financiare për ecurinë e procesit.

E njëjta gjë është pohuar edhe nga përfaqësuesit e forndacionit në Shqipëri të cilët kanë thënë se janë përfshirë në këtë proces në nisje të tij duke e mbështetur atë financiarisht si dhe me ekspertë të brendshëm. 

Ndërkohë edhe procesi i vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, është monitoruar që në krye të herës dhe po monitorohet nga Fondacioni Soros. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *