Vendosni fjalën kyçe....

Man.City lumë golash ndaj Burton


Të besuarit e Manchester City, u treguan të pamëshirshëm në gjysmëfinalen e parë të Carabao Cup, ndaj ekipit të Burton. “Qytetarët” fituan me shifrat e thella, 9-0 në shtëpi përballë ekipit që luan në divizionin e tretë në Angli.

4 gola u shënuan nga Gabriel Zhezus, ndërsa nga një realizim secili patën De Brujn, Zinçenko, Foden, Uokër dhe Mahrez. Ndeshja e kthimit mesa duket do të luhet thjesht vetëm sa për formalitet. Në finale, ekipi i Guardiolës, pret fituesin e çiftit mes Tottenhemit dhe Chelseas, ku sfida e parë mes tyre përfundoi me fitoren e “Spursave”, 1-0.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *