Vendosni fjalën kyçe....

Margot Robbie rikthehet në rolin e kukullës Barbie në një film aksion


Aktorja Margot Robbie do të luajë rolin e kukullës Barbie në një film aksion. “BBC” shkruan se ylli i “Suicide Squad”,  gjithashtu do të prodhojë filmin përmes kompanisë së saj “LuckyChap Entertainment”.

Në një deklaratë, Robbie tha se duke luajtur  Barbie-n do të promovojë “besimin, kuriozitetin dhe komunikimin”.

“Unë jam aq e nderuar që të marr këtë rol, që besoj se do të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm pozitiv mbi fëmijët”, vazhdoi më tej aktorja australiane.

Robbie tha se nuk mund të imagjinonte “partnerë më të mirë” se Warner Bros dhe krijuesi i Barbie-t, Mattel.

Filmi, i cili ende nuk ka një titull, regjisor apo një datë të publikimit, shënon bashkëpunimin e parë midis dy kompanive amerikane.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *