Vendosni fjalën kyçe....

Meta dekreton 4 ministra të tjerë por jo Gent Cakajn


Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ministrat e rinj të propozuar nga kryeministri Edi Rama.  Presidenti Meta ka dekretuar, Besa Shahini si ministre e Arsimit dhe  Anila Denaj si ministre të Financave dhe Ekonomisë.  Po kështu ka dekretuar Belinda Balluku si ministre Infrastrukture  në vend të Mirela Kumbaros dhe Elva Margariti, ministre e Kulturës në vend të Mirela Kumbaros.

Por sërish nuk është dekretuar ministri i ri i Jashtëm, i propozuar nga Rama, Gent Cakaj. 

Presidenti Meta në lidhje me këtë mos dekretim u shpreh më herët: ‘Brenda afateve dhe sa më shpejt që të jetë e mundur, jo duke pritur orët e fundit. Por kjo do të varet nga përgjigja e institucioneve që ne u jemi drejtuar. Do të bëjmë të gjitha veprimet përfundimtare dhe publike, me transparencë maksimale.”/ Hashtag.al 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *