Templates by BIGtheme NET

Mjekër e thinjur dhe tullac, sa ka ndryshuar John Travolta (FOTOT)

John Travolta ka rruar kokën dhe këtë e ka zbuluar përmes një postimi në rrjetet sociale. Aktori 64-vjeçar ka qenë gjithmonë i njohur për flokët e tij në ngjyrë të errët, por në një selfie me vajzën etij 18-vjeçare  Ella Bleu,  Travolta ka zbuluar se është bërë tullac, shkruan “The Sun”.

Ndërsa mbante një gotë martini në dorë para kameras, Travolta zbuloi mjekrën e tij të thinjur dhe kokën tullë.

“Unë shpresoj që të gjithë të kenë një Vit të Ri të mrekullueshëm!”, shkruan Travolta krahas fotos.

Travolta është bërë edhe njëherë tjetër tullac, por për të luajtur rolin e Charlie Wax, në filmin e vitit 2010 “From Paris With Love”.

Në atë kohë ai tha: “Më pëlqen shumë, sepse është një pamje e mprehtë dhe kjo më jep liri”.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto