Templates by BIGtheme NET

Motra e David Beckham në polici, burri e akuzon për dhunë

 Joanne Beckham, motra e vogël e futbollistit David Beckham është marrë në pyetje nga policia për një hetim në lidhje me akuzat se ish-partneri i saj, Chris Donnelly, u rrah dhe u qëllua me një telekomandë në fytyrë.

Chris e ka denoncuar Joanne-ën se e kishte sulmuar atë pas një debati, shkruan “Daily Mail”.

Pas debatit, Donelly ka treguar se ka shkuar në shtëpinë e shokut.

Ndërsa Joanne u mor në pyetje nga policia, por nuk u ndërmor asnjë veprim tjetër kundër saj.

Donelly tha për “The Sun”: “Joanne filloi grindjen. U ktheva dhe më goditi me telekomandë në fytyrë. U trondita, dhe kur e pashë se ndodhi kjo, unë u largova”

Kris tha gjithashtu se në fund kishte marrë 45 thirrje të humbura nga Joanne, e cila “gjithmonë dëshironte ta kontrollonte”, dhe ai vendosi të thërriste policinë dhe të raportonte ngacmimet.

Megjithatë, kur një polic pa njollat në syrin e Chris, ai e porositi të raportonte sulmin.

Chriss mendon se Joanna ishte duke lexuar mesazhet e tij të telefonit, sepse ajo kishte dyshime se ai po flirtonte apo po e tradhëtonte me dikë tjetër.

Donnelly dhe Joanne Beckham kanë një vajzë njëvjeçare së bashku.

Ylli i “Big Brother-it” britanik, Donnelly, është kthyer në shtëpinë e prindërve të tij në Shrewsbury pas ndarjes me gruan.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto