Vendosni fjalën kyçe....

Real Madrid rikthehet te fitorja, kualifikohet për në çerekfinalet të Kupës së Mbretit


Reali i Madridit u rikthye te suksesi, pasi mposhti Leganesin me rezultatin 3-0, në sfidën e parë të fazës së 1/8-ave të Kupës së Mbretit.

Skuadra e Solarit, që vinte pas dy rezultatesh negative në kampionat, shënoi me anë të Sergio Ramos, Lucas dhe Vinicius, duke u rikthyer te triumfi.

Me këtë fitore, madrilenët hipotekojnë kualifikimin për në fazën çerekfinale, pasi falë rezultatit 3-0, sfida e kthimit javën e ardhshme do të shndërrohet në një shëtitje.

Më herët, Atletico e Madridit mori një barazim 1-1 në sfidën e parë përballë Gironës, në transfertë, ndërsa Villareali dhe Espanyoli u ndanë në barazim 2-2, duke lënë të hapur çështjen e kualifikimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *