Vendosni fjalën kyçe....

Rektori i Bujqësorit debat me tone të ashpra me studentët për bojkotin në universitet (Video)


Rektori i të Universitetit Bujqësorë të Tiranës është përplasur me studentë të UBT-së paraditen e kësaj të mërkure.

Bari Musabelliu është afruar te studentët jashtë ambienteve të institucionit arsimor dhe u ka kërkuar llogari për përdorimin e megafonit.

Mes rektorit dhe një studenti zhvillohet një debat, gjatë të cilit rektor flet me tone të larta dhe kërcënuese.

Debati:

Rektori Bari Musabelliu:  Ka mësim këtu!

Një nga studnetët: Po ça mësimi bëhet?!

Rektori Bari Musabelliu: Unë jam profesor!

Studenti 1: Kur e thirre kryeministrin a u konsultove me ne këtu?

Rektori: Si, kush të tha?!

Studenti 1: Një sekondë, një sekondë…

Rektori: Ca sekondë mor?!

Ndërhyn një tjetër student: Ca është kjo e bërtitmë kështu, të bërtasim dhe ne kështu?


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *