Edhe ditën e sotme kanë vijuar reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta në mbarë vendin.
Pjesa më e madhe e rrugëve në vend janë të kalueshme normalisht por ka shumë zona, sidomos fshatrat e thella ku kalimi bëhet me zinxhirë apo ku është i pamundur.
Zonat më problematike janë ato në veri, verilindje dhe juglindje, ku rekomandohet të bëhet veçanërisht kujdes.
Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë shkaktuar probleme edhe në furnizimin me energji elektrike në zona ë ndryshme në veri e jug të vendit, ku raportohet se fshatra të shumtë kanë pasur ndërprerje energjie.
Edhe në Tiranë, ka pasur stakime të shpeshta të rrymës por sipas OSHEE-së, po punohet që situata të normalizohet.
“Gjendja në gjithë segmentet rrugore nga Qafë Mali deri ne Qafë Muzinë është e rënduar për shkak te temperaturave te ulëta dhe reshjeve intensive te bores.
Gjendja e rrjetit rrugor dhe kushtet e qarkullimit të automjeteve paraqiten si më poshtë:
Në Rajoni Verior Shkodër: Gjate natës e deri më tani ka pasur reshje dëbore me intensitet.
Kontraktoret kane bere pastrimin dhe trajtimin me kripe te gjithe segmenteve rrugore. Qarkullimi kryhet pa zinxhir ne akset Kukes – Bushtrice dhe Kukes – Ura e Zapodit, Qafe Lac – Koman, Koplik – Boge, Dedaj – Razem.
Ne segmentin Skuraj – Burrel – Klos – Bulqize – Peshkopi aktualisht levizja e mjeteve kryhet pa zinxhire por rekomandojme perdorimin e zinxhireve dhe gomave te bores pasi rreshjet po intensifikohen.
Ne rruge Ura e Cerenecit – Stebleve, po punohet me borepastruese dhe fadroma per pastrimin e rruges dhe qarkullimi kryhet me zinxhire vetem ne pjesen fundore.
Ne segmentet e meposhme qarkullimi kryehet me zinxhire:
Qafe Mali – Fierze (ka rreshje me intensitet, rreth 20 cm bore), Qafe Qele – Puke – Fushe Arrez – Kukes, Shkoder – Hani I Hotit dhe Ura e topojanit – Dogana Bllate. Firmat e mirembajtjes po punojne intesivisht me borepastruese e trajtim me kripe per pastrimin total ne ketyre segmenteve.
Ne Rajonin Qendror Tirane: Gjate nates dhe tani, ka rreshje shiu dhe bore. Ne akset e Dajtit po punohet nga kontraktori per pastrim dhe trajtim me kripe. Segmenti Qafë Priske – Qafë Mollë – Shengjergj, Trau Dajt – Teleferik qarkullohet me zinxhire. Rreshje te dobeta ka patur ne Gjinar dhe Stebleve. Po punohet intensivisht per pastrimin e akseve. Deri tani nuk ka probleme. Ne Librazhd – Qafe Thane, ka patur rreshje me intensitet. Qarkullimi rekomandohet me zinxhire.
Ne Rajonin Jugor Gjirokaster: Ne Qarqet Korce dhe Gjirokaster ka reshje me intensitet te larte. Ne akset e Korces trashesia e bores shkon rreth 20 cm. Ne akset e Dardhes, Voskopojes, Korce – Qafe Qarri – Erseke, Liqenas – Dogana Gorice, qarkullohen me zinxhire. Aksi Kryesor Qafe Thane – Pogradec – Korce – Kapshtice, qarkullohet me zinxhire.
Edhe segmentet Tepele – Dorez – Qafe Dushk dhe Sevaster – Kalivac, Permet – Carshove, Ura e Leklit – Kelcyre , Jorgucat – Muzine – Syri i Kalter, Gjirokaster-Tepelene dhe Gjirokaster Kakavije, qarkullohet vetem me zinxhire. Rruga Dukat – Llogara – Sarande eshte e hapur dhe qarkullohet pa zinxhire.
Sipas parashikimit meteorologjik moti do te perkeqesohet, do ju njoftojme here pas here per ndryshimin e gjendjeve te akseve kryesore. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.
Të vendosin zinxhir në akset që përmendëm më sipër, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.
Rrugët e njësive administrative Ujmisht, Bicaj, Malzi, Shtiqën, Tërthore, Kolsh, Surroj, Topojan, Zapod e Shishtavec, janë të kalueshme, një pjesë e të cilave nevojitet perdorimi i zinxhireve.
Të bllokuara mbeten rrugët e brendshme që lidhin fshatrat me njësitë administrative Grykëcaje, Bushtricë dhe Voren – Kalis.
Gjatë orëve në vijim, si pasojë e reshjeve mund të krijohen probleme edhe në zona të tjera të bashkisë, ndaj u bëjmë thirrje qytetarëve të kufizojnë lëvizjet e panevojshme.
Është bërë furnizimi i rregullt me lëndë djegëse në shkolla. Mësimi ka nisur normalisht në pjesën më të madhe të shkollave, ndërsa në njësinë administrative Kalis mësimi zhvillohet me orë të reduktuara.
Furnizimi me energji elektrike vijon te jetë normal, përjashtuar lagjen Neçe në Surroj, dhe një defekt te riparueshëm në Malzi.
Të gjithë ujësjellesat në territorin e Bashkisë Kukës po funksionojnë normalisht dhe furnizim të rregullt me ujë të pijshëm, përjashtuar një defekti në tubacionin ujësjellësit te fshatit Çinamakë në Surroj.
Mjetet borëpastruese kanë vijuar punën në terren në qytetin e Kukësit, dhe gradualisht në vartesi të kushteve do të ndërhyet edhe në njësitë administrative që kanë probleme. Gjatë ditës së djeshme deri ne mbrëmje është punuar në njësinë administrative Zapod, dhe janë hapur rrugët e fshatrave Orgjost, Pakisht, Kosharisht, Zapod e Orçikël. Është shpërndarë skorje edhe në rrugët e njësisë administrative Topojan.
Shtabi i Emergjencave në Bashkinë e Kukësit dhe grupet e punës në terren janë në gadishmeri të plotë dhe në koordinim me institucionet e tjera.” – thuhet në njoftimin e ARRSH-së.