Pak minuta më parë ka shpërthyer transformatori elektrik tek Universiteti Bujqësor i Tiranës. Ky transformator, i cili sipas rregullit duhet të qëndronte jashtë ambienteve, është futur brenda për shkak të mungesës së energjisë elektrike në këtë Universitet.
Fotot janë publikuar nga nga Kreshnik Çollaku i cili shprehet: “Shperthen Transformatori brenda Universitetit Bujqesor. Jashte cdo kriteri teknik transformatori eshte futur brenda godines se universitetit per shkak te mungeses se energjise elektrike. Mesjetë”.
Nga të dhënat e para nuk raportohet për persona të lënduar, por fatmirësisht vetëm dëme materiale.