Vendosni fjalën kyçe....

Studentët e Filologjikut protestojnë në mënyrë origjinale (Fotot)


Studentët vijojnë protestën e tyre ashtu siç kanë lajmëruar që prej rifillimit të vitit shkollor.

Ata kanë braktisur masivisht mësimin në të gjitha universitetet e vendit, por ka edhe fakultete ku në disa degë po zhvillohet mësim.

Në fakultetin e Histori-Filologjisë, studentët kanë nxjerrë në korridor tavolinat dhe karriget. Studentët  kanë sot një tjetër plan për protestën e tyre.

Ata do të mblidhen në orën 8:30 në fakultetet e tyre dhe për një orë do protestojnë aty më pas do të nisin marshimin gjithëpërfshirës në të gjitha universitetet e vendit për t’u mbledhur më pas para Kryeministrisë.

Universiteti Politiknik i Tiranës bashkë me Artet do të nisë marshimin për t’u takuar me Fakultetin e Drejtësisë.

Pas bashkimit do të marshojnë për tek Unaz për t’u takuar me Fakultetin e Ekonomisë, Fakultetin e Histori-Filologjisë dhe Fakultetin e Gjuhëve të Huaja.

Tek “Vasil Shanto” bashkohen dhe fakultetet e tjera, Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Fakulteti i Inxhinjerisë Matemakine dhe Inxhinjerisë Fizike.

Marshimi vazhdon drejt 21-shit dhe Zogut të Zi, ku rrugës do të bashkohen edhe Fakulteti i Inxhinjerisë së Ndërtimit, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës dhe Universiteti i Sporteve i Tiranës.

Në kryqëzimin e Zogut të Zi, do të bashkohen me Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe Fakulteti i Shkencave të Natyrës.

Tek Fakulteti i Shkencave të Natyrës bëhet bashkimi i madh me Fakultetin e Mjekësisë Tiranë dhe nis marshimi drejt Kryeministrisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *