Vendosni fjalën kyçe....

Të bllokuar prej javësh në det, arrihet marrëveshja për shpërndarjen e emigrantëve në Maltë


Malta ka arritur një marrëveshje me 8 vende të BE-së, për të pritur dhe ndarë 49 emigrantët që janë bllokuar në det prej javësh.

Kryeministri i Maltës tha se, Gjermania, Franca, Portugalia, Irlanda, Rumania, Luksemburgu, Holanda dhe Italia do t’i prisnin ata.

Sipas marrëveshjes, 49 emigrantët që qëndrojnë në anijet e organizatave humanitare në det, munden tani të zbarkojnë në Maltë.

Marrëveshja vendos po ashtu edhe të ardhmen e 249 emigrantëve të shpëtuar, që ndodhen aktualisht në shtetin ishull. 49 emigrantët ndodheshin në bordin e dy anijeve që nuk ishin lejuar të ankoroheshin në portet e Maltës dhe Italisë.

Plot 32 persona u shpëtuan pranë Libisë më 22 dhjetor, nga anija holandeze “Sea Watch 3”, e përdorur nga një grup humanitar gjerman, ndërsa një anije e dytë “Sea Eye”, po e një organizate gjermane, shpëtoi 17 të tjerë më 29 dhjetor.

Situata në bordin e të dyja anijeve është përkeqësuar mjaft, me ujin e pijshëm dhe ushqimet që mungonin. Papa Françesku u bëri apel udhëheqësve evropianë gjatë fundjavës, të tregonin solidaritet dhe t’u jepnin emigrantëve mundësinë për të zbritur në port.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *