Vendosni fjalën kyçe....

Përshëndeti mosdekretimin e Cakajt, Rama-ministres së Kosovës: Çfarë llumi e mllefi


Kryeministri Edi Rama ka reaguar me menjëherë pas deklaratës së ish- ministres së jashtme të Kosovës, Edita Tahiri. Kjo e fundit e quajti vizionar dhe kombëtar vendimin e Metës për mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër të Jashtëm.

“Ah edhe Edita Tahiri, bashkuar me ca qyqarë që salutojnë vendimin e vizionarit IM! Ah çfarë llumi mllefi e terri që “vizionarët”e kësaj kategorie e jashtëqesin si lumë dashurie për kombin! Genti e dashur Edita i meriton sulmet tuaja aq sa këta “vizionarë” emrin njeri! Po ti xhan?”- reagon Rama.

Reagimi i Edita Tahirit:

“E pershendes vendimin kombetar dhe vizionar te Presidentit te Shqiperise ne mbrojtje te kufijve te Kosoves. Ai sot nuk dekretoi nje kandidate per minister te jashtem qe ishte pro prekjes se kufijve, te nominuar qellimshem dhe me djallezi nga kryeministri Rama.” – shkruan Tahiri në faqen e saj në “Facebook”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *